Kreu i KESH-it, Benet Beci ditën e sotme së bashku me kryeplakun Greogor Pemaj kanë vizituar dhe vëzhguar situatën e shkaktuar nga përmbytjet në Obot, të Shkodrës.

Ai shkruan se diskutuan me banorët e zonës rreth problemeve të shkaktuara nga reshjet e shiut në muajin janar.

“Garantuam banorëve transparencë të plotë mbi menaxhimin e Hec-eve si dhe njoftimin në kohë për të gjitha masat e marra dhe ato që do të merren për të ulur ndikimin në zonën e nën Shkodrës të këtyre prurjeve historike në lumin Drin.” është shprehur në fund të postimit Beci.

Ndërkohë, KESH ka qenë mjaft aktive në dhënien e informacioneve në lidhje me situatën dhe vihet re se pavarësisht prurjeve të larta gjatë muajit janar ku kanë arritur një pik prej 4670 m3/s dhe janë menaxhuar me një minimum të shkarkimeve nga 200 m3/s- 700m3/s që ka bërë të mundur mos ndikimin në zonën e nën Shkodrës.