Situata nga reshjet e shiut në qarkun Korçë po shkon drejt normalizimit. Prefektura e Qarkut Korçë informon se pas inspektimeve të kryera sot në terren nga struktura e E.C të Prefekturës dhe përfaqësues të Qendrës së Mbrojtjes Civile – AKMC, situatat e shkaktuara nga reshjet janë drejt përmirësimit në të gjithë territorin.
Bashkia Maliq:
Niveli i lumit Devoll dhe lumit Dunavec është në rënie; në Dunavec shënohet ulje rreth 1 metër.
Prezenca e ujit në sipërfaqet bujqësore është e kufizuar vetëm në zona e cilësuar (gropa). Monitorimi vijon.
Bashkia Pustec:
Forcat e MZSH Pustec kanë larguar ujin nga bodrumi i një banese, si pasojë e filtrimeve nëntokësore.
Vijon pastrimi i përroit të fshatit Goricë e Madhe, i mbushur me inerte nga prurjet, si masë parandaluese.
Bashkia Pogradec:
Ka forcuar argjinaturën me baza inertesh për të ndaluar përhapjen e ujërave drejt hidrovorit Tushemisht, aktualisht situata është normalizuar.
Bashkia Kolonjë:
Shërbimi zjarrfikës Ersekë ka larguar ujin nga ambientet e Nënstacionit elektrik Ersekë.
Në Sofra Kolonjare është normalizuar situata nga prurjet e inertëve dhe ujit në rrugë.
Rruga nacionale mbi Psar është pastruar dhe paraqitet e kalueshme pa probleme.
Rezervuari Helmes
Diga paraqitet e stabilizuar, me ulje të lehtë të nivelit të ujit.
Sipas shfrytëzuesit të rezervuarit, situata është normale dhe pa rrezik.Grupet operative të OSHEE-së po punojnë për rregullimin e defekteve dhe situata aktualisht është:
Fideri Vithkuq Nst Rehovë 250 abonente pa energji zona Lekas, Lavdar, Pula, Gjinikas.
Fideri nr.3 Nst Ersekë 500 abonentë pa energji zona Pishtan, Shijan.
Në total 750 abonentë pa energji.
Situata e përgjithshme
Strukturat vendore të emergjencave civile raportojnë se nuk ka problematika të tjera në territor.
Prefektura vijon monitorimin dhe koordinimin me të gjitha strukturat përgjegjëse për garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Vjosa del nga shtrati te Ura e Mifolit në Vlorë, evakuohen 14 familje në Njësinë Novoselë dhe Fier! Çahet argjinatura në Kune Vain, pamjet me DRON











