Situata nga zjarret bëhet e frikshme në Greqi, në ishullin Rodos flakët dalin jashtë kontrollit! Turistët largohen nga hotelet

Situata në ishull grek Rodos paraqitet alarmante për shkak të vatrave të zjarrit, të cilat janë prezente që prej ditës së martë. Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet në ishullin Rodos, sipas shërbimit zjarrfikës të Greqisë.

Anijet private i janë bashkuar rojës bregdetare greke për të ndihmuar në marrjen e njerëzve nga plazhet në lindje të ishullit. Zëvendës shefi i zjarrfikësve i Greqisë tha se zjarret në Rodos janë më të vështirat me të cilat përballet shërbimi i tij aktualisht. Nuk raportohet për të lënduar, sipas Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në Greqi.

Pesë helikopterë dhe 173 zjarrfikës po operojnë në zonë, ndërsa tre hotele në zonën e Kiotarit raportohet se janë dëmtuar nga zjarri. Zonat e Laermës, Lardos dhe Asklipio u prekën gjithashtu.

Zëvendës shefi i zjarrfikësve Ioannis Artophios vlerësoi se më shumë se 2,000 njerëz tashmë janë zhvendosur nga deti në një vend më të sigurt. Ai tha se një traget është gjithashtu në dispozicion për të akomoduar njerëzit.

Departamenti i zjarrfikësve, në një konferencë për shtyp u shpreh se situata është alarmante dhe se zjarri më i vështirë që vendi është përballur ndonjëherë.

Zjarrfikësit nga Sllovakia mbërritën në Rodos të shtunën për të ndihmuar ekipet lokale që luftojnë zjarret.

"Situata në Rodos është serioze dhe jashtëzakonisht e vështirë. Për shkak të erës së fortë dhe ndryshimit të shpejtë të drejtimit të zjarrit, zjarrfikësit u detyruan të tërhiqeshin dhe të lëviznin," postuan në Facebook Shërbimet Sllovake të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Greqia po përballet me nxehtësi ekstreme këtë fundjavë dhe meteorologët që paralajmërojnë se temperaturat mund të rriten deri në 45 gradë Celcius.

‘Mund të kthehet në fundjavën më të nxehtë të korrikut të Greqisë në 50 vjet’, ka thënë një nga meteorologët kryesorë të vendit.

Zjarrfikësit po vazhdojnë luftimin e dhjetëra zjarreve në të gjithë vendin. Një zonë në perëndim të Athinës është ndër zonat më të goditura, së bashku me Lakoninë në Peloponezin jugor dhe ishullin Rodos.

Dhe autoritetet po paralajmërojnë për një rrezik shumë të lartë të flakëve të reja pasi nxehtësia vazhdon të rritet.

Njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi dhe vendet turistike - përfshirë Akropolin e lashtë të Athinës - do të mbyllen gjatë pjesëve më të nxehta të dy ditëve të ardhshme.

Vala e fundit e të nxehtit vjen në një nga periudhat më të ngarkuara për industrinë e turizmit në vend.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
Video/ Pamje apokaliptike, turistët detyrohen të braktisin ishullin e Rodosit në Greqi

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet në ishullin Rodos, sipas shërbimit zjarrfikës të Greqisë, për shkak të flakëve masive që kanë përfshirë ishullin.

Anijet private i janë bashkuar rojës bregdetare greke për të ndihmuar në marrjen e njerëzve nga plazhet në lindje të ishullit. Siç shihet nga pamjet zjarri është përhapur në afërsi të banorëve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë