Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra zjarri ende aktive! Nga 28 të raportuara 22 janë shuar

Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra zjarri ende aktive! Nga 28 të raportuara 22 janë shuar

Në vend vijojnë që të jenë aktive 6 vatra zjarri.  Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nga 28 vatra zjarri që janë raportuar në vend në 24 orët e fundit, nga këto janë shuar 22 vatra.

“Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren, u bë i mundur izolimi i plotë në bashkitë: Durrës, Tiranë, Krujë, Fier, Patos, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Shkodër, Vau i Dejës, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe”, njoftoi ministria.

Aktualisht, po punohet në: Qarkun e Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës. Vatra e zjarrit është e izoluar dhe nuk paraqet rrezik për banesa. Punonjësit e njësisë administrative Surroj po monitorojnë situatën; në fshatin Barrë, njësia administrative Arrën, bashkia Kukës. Vatra e zjarrit është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga punonjësit e njësisë administrative.

Qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, zjarri vazhdon të jetë aktiv më intensitet të ulët në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Po mbahet në monitorim nga shërbimi pyjor pasi është e pamundur ndërhyrja për shkak të terrenit të vështirë; në fshatin Mal - Bardhë dhe në kufi me fshatin Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, zjarri vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët, vatër zjarrit e rënë në një sipërfaqe me pyll dëllinje, shqopë dhe lis. Rrezik për banesa nuk ka. Po mbahet në monitorim.

Qarkun e Vlorës: në fshatrat Zminec dhe Grazhdan, bashkia Finiq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Aktualisht po punohet për shuarjen e zjarrit strukturat e MZSH dhe Emergjencave Civile të bashkisë Finiq. Rrezik për banesa nuk ka.

Qarkun e Tiranës: në fshatin Cikallesh, njësia administrative Helmas, bashkia Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyje pishe, shkurre, ferra dhe barishte. Për vënien nën kontroll dhe izolimin e zjarret kanë punuar strukturat e MZHS dhe Emergjencae Civile të bashkisë Kavajë, 30 forca ushtarake dhe 2 automjete zjarrfikëse me personel nga FA. Po punohet për shuarjen e plotë të tij.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?