Situata pas reshjeve/ Drejtori i mirëmbajtjes së rrugëve në ARRSH flet për Report TV: Akset problematike monitorim 24 orë

"Akset problematike, monitorohen 24 orë nga inspektorë të ARRSH", kështu është shprehur në studion e Report TV, drejtori i Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptarë, Erion Koka për sa i përket reshjeve të dendura të shiut në të gjithë vendin tonë gjatë orëve të fundit.

Koka ka shtuar se situata me reshjet nuk është alarmante dhe se problemet e shfaqura me përmbytjet e rrugëve kanë marrë zgjidhe ose do të zgjidhen në orët në vijim.

"Veriu dhe jugu ka qenë më problematik, Qarku i Gjirokastrës, Dalja e ujit afër liqenit të Viroit.  Akset problematike monitorohen 24 orë. Nuk ka asnjë rrugë të bllokuar. Punimet janë kryer dhe janë inspektuar. Kemi grupe në mbikëqyrej dhe kemi inspektorët që i vëzhgojnë rrugët. Për çdo taksë për mirëmbajtjen e rrugës."  ka thënë fillimisht Koka.

Ndërkohë për sa i përket situatave në javët në vijim, Erion Koka është shprehur se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi është normale që në këtë stinë të vitit të ketë reshje të dendura dhe që të krijohen problematika të ndryshme. Ai ka deklaruar se edhe ne vendet shumë të zhvilluara reshjet e dendura sjellin probleme me përmbytjet kur ka shi intensiv.

Ndërkohë Koka ka theksuar se ARRSh merr informacione nga një rrjet i kryqëzuar institucionesh për çdo situatë problematike që pritet të ndodhë me motin.

" Jemi gjatë  gjithë kohës në kontakt me IGJEUM. Njoftohemi për çdo gjë, për zonat problematike, kur ka një rrezik për një moment të caktuar. Parashikohen reshje por nuk është se do të jenë shumë problematike. Është një qendër në Slloveni që na njofton për rastet e rrezikut stuhive. Njoftohemi gjatë të gjithë kohës. Kemi informacione nga një kryqëzim institucionesh. Ditët problematike jemi 24 orë në vëzhgim. Nuk është problematikë në horizont. "

Për sa u përket kompanive kontraktore që merren me mirëmbajtjen e rrugëve, Koka është shprehur se të gjithë këto kompani e kanë krijuar intinerarin që duhet ndjekur për çdo muaj dhe i dinë situatat që krijohen dhe për këtë arsye kanë inspektorë në terren që bëjnë të mundur mbikëqyrjen e zonave problematike.

"Grupet e punës . Tek kontraktori ka kilometrat e vet që duhet të mbulojë dhe e dinë shumë mirë se ku duhet të fokusohen për pjesën e përmbytjeve erozionit. Shërbimi i mirëmbajtjes është në shumë kompani. Në Tiranë përmbytje kemi zonën e Ibës është problematike gjatë gjithë kohës. Afër komunës Berzhitës krijohen përmbytje për shkak të ndërtimit. Do organizojmë një plan që të heqim pjesën e rrëmbimit të ujit. "
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive