Situata politike Haradinaj e
Pacolli takim “kokë më kokë”

Situata politike Haradinaj e<br />Pacolli takim “kokë më kokë”
Situata politike në Kosovë nuk është aspak e admirueshme, ndërsa kandidatët e nomminuar për të drejtuar vendin si kryeministër vazhdojnë të takohem për të zgjedhur një alternativë të gjthëpranuar.

Gjatë orëve të para të mesditës së kësaj të mërkure, kandidati i nominur i PAN-it për Kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim kokë më kokë më Kryetarin e Aleaca Kosova e Re, Behxhet Pacollin, në vilën e këtij të fundit.

Në këtë takim duhet cilësuar se është vetë Behxhet Pacolli që hodhi hapin e parë në gjetjen e një alternative për të lehtësuar situatën e ngërçit politik në Kosovë dhe për të njohur se cili do jetë Kryeministri i vendit, pas konstituimit të Parlamentit të ri të Kosovës.

Biseda mes Haradinajt dhe Pacollit zgjati për afro dy orë, ndërsa nuk bëhët me dije se cilat kanë qenë pikat ku është orientuar bashkëbisedimi midis dy figurave politike me shumë influencë në Kosovë.

Më herët Kryetari I AKR-së, Behxhet Pacolli, është takuar dhe me ish liderin e Vetvendosjes, Albin Kurtin.

Se cili do jetë kryeministri i Kosovës dhe alternative e zgjedhur do mbetet per t’u parë në ditët në vijim.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën