Ultimatumi i opozitës së bashkuar! Rama i kthen përgjigje Bashës: Një karrocë nuk mund t'i thotë një treni hap krahun

TIRANË - Të zbatojë platformën e opozitës së bashkuar për zgjidhjen nga kriza, ose të hapë krahun. Kësaj deklarate të liderit të opozitës Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje me një shprehje: Një karrocë nuk mund t'i thotë një treni hap krahun.

"Tërmeti në PD është tërmet i realizuar në metodë artificiale, solidariteti im është për ata të prekur nga tërmeti natyral. Unë mendoj që më e rëndësishme se të harxhojmë kohën e njerëzve me këtë procesin ai tha po ti si thua pastaj do shkoni tek ai do thoni ky tha, të merremi me njerëzit, tërmetet artificiale kam në dorë t'i krijoj por skam në dorë t'i parandaloj kur ndodhin diku tjetër Për tërmetet natyrale kemi në do të të bëjmë atë që kemi në dorë.  Një karrocë nuk mund t'i thotë një treni hap krahun"u shpreh Rama.

Kjo deklaratë e kreut të qeverisë erdhi si përgjigje e ultimatumit të liderit demokrat Lulzim Basha i cili pasi paraqiti një platformë me 5 pika për zgjidhjen e krizës politike, u shpreh se Rama duhet t'i pëmbushë ose të hapë krahun.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PenCionisti FUKARA: 02/10/2019 18:41

    KUR KARROCA TRANSPORTON NJE SHUMICE POPULLI FUKARA DHE TRENI TRANSPORTON DROGE OLIGARKE MASHTRUESA TE KORRUPTUAR HAJDUTE PA TJETER QE TRENI DUHET TE HAPE KRAUN E KARROCES ME NJE SHUMICE POPULLI BILE TRENI TE GREMISET NE HUMMERE DHE TE MOS SHIHET ME

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar