Situata post-COVID, bizneset arrijnë 60% të xhiros së 2019! Kreu i shoqatës, Agolli për Report Tv: Biznesi i vogël më i godituri nga kriza

TIRANË-Gjendja ekonomike e bizneseve në vend pas krizës që shkaktoi pandemia në vitin e kaluar po shkon drejt përmirësimit. Vetëm në 5 muajit e parë të vitit të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin që lidhet direkt me aktivitetin e sipërmarrjeve u rritën me 30.2 milionë euro.

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të vogël Shpëtim Agolli në Tiranë thotë për Report TV se 6 mujori i parë i këtij viti është pozitiv pasi bizneset kanë arritur të realizojnë deri në 60% xhiron e vitit 2019.

“Nëse e krahasojmë me vitin 2019 kemi arritur 60-70% të atij viti, po ta marrim si etalon atë vit”, tha Agolli.

Pandemia ishte më e rëndë për tu përballuar nga sipërmarrjet e vogla që goditjen e parë e morën nga tërmeti i 2019, thotë Agolli.

“Më i ndjeshëm është biznesi i vogël në situata të tilla dhe sidomos nga pandemia, aq më tepër që kishim edhe tërmetin e 2019. Sidomos në rajonin e Tiranës dhe Durrësit u dëmtuan shumë biznese, të cilat nuk morën mbështetje nga qeveria, dhe ato biznese pothuajse kanë falimentuar”, shprehet Agolli.

Po ashtu ai shton se bizneset e lidhura me industrinë e turizmit ende s’kanë ngritur kokë plotësisht.

 “Bizneset familjare janë mësuar me këto dhimbje dhe thjeshtë ata marrin një rrogë, por ka pasur biznese prodhuese që falimentuan në tregtinë ushqimore, apo biznese të tjera në shërbime. Por, rënie të theksuar kanë bizneset e lidhura me industrinë e turizmit”, u shpreh kreu i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm në Tiranë, Shpëtim Agolli.

I pyetur se cilat janë pritshmëritë për rritjen ekonomike të këtij viti, Agolli është skeptik për të dhënë shifra të larta në një situatë të tillë, por mbështet parashikimin e Bankës së Shqipërisë për një rritje prej 5.3%.

 

TË ARDHURAT NGA TATIMI MBI FITIMIN

Viti 2020                     11,443 mld lekë

Viti 2021                     15,134 mld lekë

Diferenca                    +3,691 mld lekë

3.6 mld lekë = 30,220,767

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë