Ministria e Mbrojtjes raporton se pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë të gjithë vendin, situata është normalizuar. Vetëm në Tropojë , po vijon puna për zhbllokimin e rrugës Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë, e cila nuk ka qenë e aksesueshme që prej ditës së djeshme, ndërsa po punohet dhe për rikthimin e energjisë në Fierzë dhe Valbonë.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
“Situata në qarkun e Kukësit, pas reshjeve të ditës së djeshme, sot paraqitet më e qetë. Sipas informacioneve nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, në bashkinë Tropojë ku pati dëme, gjendja është normalizuar, ndërkohë që vazhdon puna në terren nga grupet e punës për eliminimin e pasojave. Në mbështetje të forcave në terren po punojnë mjete dhe forca e batalionit të Xhenios dhe Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile. Ndërsa bashkia ka ngritur grupet e vlerësimit të dëmeve.
Aktualisht në territorin e bashkisë Tropojë: Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. (Curri-Valbonë,Ura e Bujanit-Qafe Morine,Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan-Tropojë-Buçaj,B.Curri-Cërrnicë dhe B.Curri –Fierzë); Rruga Lekbibaj- Fierzë është e bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve, po punohet me mjetet e bashkisë për zhbllokimin e segmentit rrugor Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë; Po punohet nga grupet e punës së OSHEE për riparimin e defektit në nënstacionin elektrik në Gropë Fierzë dhe rikthimin e energjisë në njësinë administrative Fierzë dhe fshatin Valbonë; Në fshatin Degë njësia administrative Fierzë është dërguar një fadromë në mbështetje të komunitetit; Në qarqet e tjera të vendit situata është e qetë dhe nuk janë vërejtur problematika."
Lajmi kryesor:
Një ditë pas reshjeve të shiut, Ministria: Situatë e normalizuar në vend! Rruga Lekbibaj-Fierzë në Tropojë ende e bllokuar
S.C/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
35%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 3118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshje të dendura shiu, përmbytet jugu i Portugalisë, uji 'pushton' rrugët dhe shtëpitë! Shkaktohen dëme materiale (VIDEO)
15 Nëntor, 10:18
-
Reshjet e borës mbulojnë Pukën, rënia e temperaturave pritet të sjell praninë e ngricave
15 Nëntor, 09:32
-
Tropojë/ Shpërthen lëndë plasëse pranë një banese! Shkaktohen dëme materiale
15 Nëntor, 08:43
-
Vlorë e Tropojë/ Dy banesa objektiv i shpërthimeve me lëndë plasëse! Vetëm dëme materiale
15 Nëntor, 07:48
-
Jugu i Italisë goditet nga moti i keq, përmbytje në Siçili (VIDEO)
14 Nëntor, 15:04
-
Spanjë/ Rikthehen përmbytjet, Malaga më e rrezikuara! Mbyllen shkollat dhe evakuohen banorët
13 Nëntor, 22:31
-
PËRMBYTJET/ Kryebashkiaku i Vlorës: Do bëjmë ‘presion’ në Qeveri për investime në kanalet e ujërave të larta
13 Nëntor, 09:26
-
Kukës, nënat me fëmijë të vegjël në krahë apel bashkisë: Bëni trotuaret! Rrezikojmë jetën duke ecur në rrugën e makinave
9 Nëntor, 17:01
-
Spanjë/ Moti i keq në Katalonjë, Girona qyteti i radhës që dëmtohet nga përmbytjet
9 Nëntor, 15:19
-
Nuk ndalet moti i keq në Spanjë, momenti kur uji merr para dhjetëra makina (VIDEO)
8 Nëntor, 14:06
-
Përmbytjet në Spanjë/ 222 të vdekur, 4 mijë banesa nën ujë
5 Nëntor, 16:22
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14