Dy persona janë shpëtuar nga një tunel hidroenergjetik në Nepal, nëntë ditë pas përmbytjejeve shkatërruese në kufirin Nepal-Kinë.

Të paktën 39 të tjerë pritet të shpëtohen nga tuneli pasi ekipet e shpëtimit dëgjuan zëra, thanë autoritetet për BBC.

Më shumë se 150 persona dyshohet se janë ende të bllokuar në një rrjet të gjerë tunelesh në vendet e hidrocentraleve përgjatë lumit.

Të paktën 1.200 persona mbetën të vdekur nga katastrofa. Mes gjithë shkatërrimit dhe pakësimit të shanseve, ky është një moment shprese.