Mësohet se janë izoluar zonat si Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Ostren, Selishtë. Situata paraqitej alarmante që mbrëmjen e kaluar, ku banorët bënë thirrje përmes Report Tv për ndihmë.. “I bëjmë thirrje shtetit që të na ndihmojë, pasi jemi të bllokuar nga dëbora”, u shprehën banorët.
Por përpos Dibrës, probleme ka pasur edhe në Kukës, ku dëbora ka rënë me intensitet të lartë për disa orë me radhë në lartësitë mbi 700 metra, trashësia e së cilës në aksin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit arrin deri në 20 centimetër. 5 borëpastruese të kompanisë mirëmbajtëse të Rrugës së Kombit kanë larguar borën nga rruga dhe kanë hedhur kripë.
Gjithashtu, moti është shoqëruar dhe me erëra të forta, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në disa njësi, si Grykë-Çajë, Gjolaj, Has, në disa fshatra të njësisë Bytyq. Trashësia e dëborës arrin nga 8 cm në Morinë, deri në 15-18 cm në Valbonë.
[gallery]25547[/gallery]
d.b/shqiptarja.com

FOTO






