Për aktivistin e 'Qëndresës Qytetare' situata në vend sa i përket arsimit nuk është gjë tjetër veçse një përsërisje e premtimeve të qeverisë. Migen Qiraxhi i ftuar ditën e sotme në 'Studio Live' në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, e sheh situatën si groteske, duke filluar që nga mësimi me turne në shkolla fillore e gjimnaze e deri te kërkesave të studentëve të cilave u janë ofruar disa faqe interneti.
'Ne kemi një situatë groteskë, sepse ripërsëriten premtimet, nuk jemi shumë të vëmendshëm. Po ju marr mësimin me turne, është deklaratë e përsëritur në deklaratat e 2013, 2019 e 2020, sot që flasim ka 100 shkolla që zhvillojnë mësimin me dy turne. Është e tmerrshme, se nëse kësaj qeverisjeje i kanë mbetur 3 vjet do duhet të ushtrojnë presionin për atë që kanë premtuar. Kjo ka sjellë gjithë këtë ngërç për këtë situatë të vështirë. Qyteti studentit, kryeministri premtoi se në fund të mandatit të Kryebashkiakut, do ta rregullonte ndërkohë kanë mbetur vetëm 8 muaj nga fundi i mandatit të kryebashkiakut. Shumë larg kampusit që na u premtua.' tha aktivisti në Report Tv.
Teksa foli për premtimet që u janë dhënë studentëve të ilustruar në shembuj konkretë, aktivisti i barazoi me digjitalizim. Ky digjitalizim i ofruar nga qeveria, nuk u ka shërbyer studentëve, përkundrazi, sipas aktivistit, kemi të bëjmë me një 'skemë' ku çdo kërkesë finalizohet me një faqe interneti pa rezultat dhe pa asnjë përfitim akademik.
'Krijoi një realitet financiar për te të rinjtë, studentët kërkonin libra, kryeministri krijoi një faqe online por është e pamundur për studentët të gjejnë librat e kurrikulës së tyre. Sot është një situatë të pamundur, ajo ka kushtuar 700 mijë euro dhe nuk i hyn në punë studentëve. Kërkuan transparencë studentët sërish iu dha një program transparence.
Nëse klikojmë në të do të shikoni që nuk iu del. Studentët kërkuan Vetting, qeveria iu dha sërish një faqe interneti.
Çfarë ndodhi me luftën kundër korrupsionin? Kryeministri sërish hyn e ju jep një link ku ndërton një sondazh kombëtar i cili nuk u bë asnjëherë publik, mbahen pak të dhëna të tjerat mbahen sekret.'- tha Qiraxhi ndër të tjera në Report Tv.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Halit Valteri: Kam dokumentet që vërtetojnë se Këlliçi pagoi për foton me Trump, t’u tregojë shqiptarëve ku i gjeti paratë
24 Janar, 18:42
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51