Situatë kaotike në ndeshjen e Kupës, futbollisti i Laçit godet me stil karateje lojtarin e Vllaznisë (VIDEO)

Në përfundim të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit ka ndodhur një incident.

Mbrojtësin e kurbinasve, Obanor, e tradhtuan nervat si pasojë e përplasjeve gjatë ndeshjes dhe goditi me takë në trup futbollistin e Vllaznisë Herald Marku. Stili ‘kung-fu’ e la të shtrirë në fushë futbollistin e shkodranëve, ndërsa arbitri dha të kuq për mbrojtësin me ngjyrë të Laçit, që tani pritet të dënohet edhe nga disiplina.

Përsa i përket ndeshjes ajo u fitua 1-0 nga Vllaznia që shkoi në finale falë golit të Ardit Hoxhës.

 

 
 
 
 
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do të hapë edhe zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në BE?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

VIDEO/ Një person me thikë në dorë përhap panik në stacionin e trenit në Romë, policia e qëllon me armë për ta neutralizuar