Situata në Portin e Brindisit ka filluar të bëhet e padurueshme, ku prej disa ditësh shoferët e kamionëve presin radhën për të hipur në tragetet në drejtim të Shqipërisë.

Një proces tejet e avashtë dhe që vonon më shumë për shkak të politikave të ndjekura nga kompanitë e transportit detar.

Kamionët, edhe pse rezervojnë paraprakisht vendin në traget atyre u anulohet ose u shtyhet udhëtimi, për shkak se kompanitë përzgjedhin të marrin udhëtarë civil të cilët rezervojnë në momentet e fundit por përfitimet nga të cilët janë shumë herë më të larta.

Është mese e qartë se kjo pritje po bëhet përherë e më e padurueshme në veçanti në këto ditë tejet të nxehta. E gjithë kjo, pa llogaritur dëmin e madh që i shkaktohet imazhit të portit të Brindisit.

Është me të vërtet për të të ardhur keq, veçanërisht nëse marrim parasysh se trafiku i mallrave, pavarësisht nga COVID-19 ka shënuar rritje në dy vitet e fundit. Pikërisht kjo gjë tregon edhe njëherë  nevojën për t'u përqendruar në këtë segment të tregut dhe jo të ndëshkohet me një mungesë të lartë efikasiteti dhe  me besueshmëri të dobët të kompanive.

Kjo duhet të shërbejë si një arsye më shumë që vonesat e ditëve të fundit të mos konsiderohen si episode të thjeshta dhe në vend të kësaj të bëhen një arsye për reflektim për të parandaluar që këto situate të mos përsëriten në të ardhmen.