Situatë kaotike në Indi, thuajse 20 milionë të infektuar me koronavirus

Situatë kaotike në Indi, thuajse 20 milionë të infektuar me koronavirus

Situata epidiomologjike në Indi vazhdon të përkeqësohet ndjeshëm, ku ditën e sotme u raportuan mbi 300,000 raste të reja me koronavirus, për të 12-ën ditë rradhazi, duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të arrijë në 20 milion që nga fillimi I pandemisë, e dyta në botë.

Ndërkohë që në vend u shënuan edhe 3,417 viktima, duke e çuar numrin në total në 218,000. Megjithatë sipas ekspertëve shifrat mund të jenë shumë herë më të larta, pasi jo të gjithë të infektuarit dhe viktimat raportohen apo regjistrohen.

Spitalet në vend po përballen me një krizë të theksuar të rezervave të oksigjenit, ndërsa familjarët e të infektuarve bëjnë thirrje për ndihmë në mediat sociale. Morgjet dhe krematoriumet janë gjithashtu të mbingarkuara.https://ads.gazetaexpress.com/www/delivery/lg.php?bannerid=30&campaignid=3&zoneid=43&loc=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fthellohet-kriza-epidemiologjike-ne-indi%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flajme%2F&cb=df7ff08ccf

Situatë më e rëndë raportohet në kryeqytetin e vendit ku disa spitale të mëdha mbështeten në furnizimet ditore me oksigjen dhe nuk kanë asnjë rezervë në rast urgjence. Të ndodhur në një situatë të tillë ata kanë kërkuar ndihmë nga jashtë, e para që ka reaguar është qeveria britanike e cila do të dërgojë 1,000 ventilatorë në Indi. Të premten, atje arriti edhe një kontingjent ndihmash nga SHBA-ja, i cili përfshinte bombola oksigjeni, maska dhe teste të shpejta diagnostikuese.

Qeveria e kryeministrit indian, Narendra Modi, rezistoi në vendosjen e një izolimi mbarëkombëtar, por shumë shtete vendosën kufizimet e veta për të frenuar koronavirusin. Qeveria po përballet me kritika në rritje për shkak të trajtimit të pandemisë dhe vendimit për të lejuar tubime të mëdha zgjedhore dhe festivale fetare, në javët e fundit.

Ndërkohë që fushata e vaksinimit në vend është tejet e avashtë në vend, edhe pse është prodhuesja më e madhe në botë e vaksinave, India nuk ka mjaftueshëm për vete. Më pak se 10 për qind e popullatës së saj prej 1.4 miliard banorësh kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja