Sizmofobia, frika nga tërmetet... ja mënyrat si ta kaloni këtë gjendje

Sizmofobia, frika nga tërmetet... ja mënyrat si ta kaloni këtë gjendje

Foto nga pasojat e tërmeteve nw Durrës

Sizmofobia është frika që kanë njerëzit  nga tërmetet.

Janë qindra fobi dhe Sizmofobia është një nga ato më të zakonshmet nëse jetoni në një zonë të rrezikut sizmik.

Ajo përkufizohet si frika ekstreme nga tërmetet.

Ne të gjithë kemi frikë nga tërmetet të cilat janë fatkeqësi natyrore mbi të cilat njeriu as nuk paraljmërohet dhe as nuk ka kontroll.

Në rast të personave me sizmofobi ekstreme, frika ndërhyn edhe në jetën e tyre të përditshme.

Sizmofobia mund të ketë simptoma të ndryshme ku përfshihen:

1.Frymëmarrje e shpejtë ose krejt e kundërta, pasi në disa persona shkakton mungesë të saj dhe të mbushjes me oksigjen të mjaftueshëm.

2. Dëshira për të ikur ose fshehur, ku disa individë mund të qajnë ose të bërtasin në momentin që ndodh ose mendojnë se po bie një tërmet.

3. Gojë e thatë, marramendje, shqetësime në stomak, dhimbje koke etj.

4. Ndikimi në jetën e përditëshme dhe ndërhyrja në jetën personale.

Por si mund ta mposhtim këtë fobi dhe të mos e lejojmë të ndikojë në jetën tonë të përditshme.

Edukimi personal në lidhje me tërmetet është një nga mënyrat më të mira për të kapërcyer sizmofobinë.

Hapi i parë është të flisni me një psikoterapist profesionist, i cili mund të rekomandojë mënyra nga më të ndryshmet për të përballuar këtë lloj ankthi. Ilaçet janë mjeti i fundit në raste ekstreme.

Teknikat e ndihmës vetjake si frymëmarrja e thellë dhe meditimi i përditshëm prej 10 minutash gjithashtu mund të ndihmojnë që të mposhtni frikën tuaj.

Gjithashtu, duhet të dilni sa më shumë dhe të flisni më miqtë tuaj apo familjarët.

Sa më shpejt t’i riktheheni rutinës suaj të përditshme aq më e thjeshtë do të jetë për ju tejkalimi i kësaj situate apo gjendjeje ankthi.

Nëse jeni të frikësuar, keni ankth të shtuar apo nuk keni fuqi pas një tërmeti, kjo është shumë normale.

Të menduarit pozitivisht do t’ju japë forcë dhe motivim që të kaloni ankthin nga tërmetet.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren