'S'jam ndjerë i kërcënuar, por mos ia vini re, vetëm këtë di të bëjë', vijon debati në distancë mes Kikisë dhe Murrizit

'S'jam ndjerë i kërcënuar, por mos ia vini re, vetëm këtë di të bëjë', vijon debati në distancë mes Kikisë dhe Murrizit

Mentor Kikia dhe Myslim Murrizi

Pas replikës së deputetit të Partisë Demokratike, Myslym Murrizi me gazetarin Mentor Kikia, ky i fundit me anë të një statusi në Facebook ka sqaruar deklaratën e deputetit: Mos u merr me mua të prapambeturin, se unë nuk di shumë dhe të këpus ndonjë të lënduar pa dashje.

Në statusin e tij në Facebook, Kikia shkruan se nuk është kërcënuar apo është ndjerë ndonjëherë i tillë nga deklaratat e deputetit.

Ftoj dhe mediat apo portalet e lajmeve, që të mos e banalizojnë fjalën kërcënim. Pasi në fund të fundit, as ai vetë kur ka këputur ato brrockulla, nuk i ka patur për kërcënime. Ai ka shkruar ashtu sepse vetëm këtë di të bëjë. Ndaj, nëse keni hallin tim si koleg, më bëni një nder. Mos ia vini re! Nëse ju interesojnë hallet apo hallatet e shtëpisë time, ua tregoj vetë. Por nuk besoj se i hyjnë kujt në punë.

Mentor Kikia

Më herët në shkrimin e tij Kikia sqaronte se nuk ishte dakord që një ligjvënës e quante grup terrorist policinë, pavarësisht se gjatë aksionit të tyre kishte mbetur i plagosur një person.

Shkrimit të tij, deputeti Murrizi iu ‘kundërpërgjigj’ duke i thënë që të mos merrej me të pasi ishte i prapambetur dhe se mund të këpuste ndonjë të lënduar pa dashje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?