'S'jam vrasës, por hajdut'/ Kush është shënjestra që i shpëtoi atentatit në Vlorë, i kërkuar nga drejtësia greke (Profili)

'S'jam vrasës, por hajdut'/ Kush është shënjestra që i shpëtoi atentatit në Vlorë, i kërkuar nga drejtësia greke (Profili)

Eno (Aleksandër) Mata

Eno (Aleksandër) Mata nga Vlora i shpëtoi atentatit në mesnatë në Vlorë duke u plagosur rëndë në këmbë dhe në trup, ndërsa shoku i tij Sotiraq (Raqi) Mëhilli mbeti i vdekur nga breshëria e plumbave të dy karikatorëve. Burime për Report Tv nga Vlora pohojnë se nga të dhënat e para dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht 32-vjeçari Mata, pasi ka një të kaluar kriminale në Greqi.

Ai akuzohet për vrasjen e një avokati dhe shumë grabitje, mes tyre argjendari dhe një filiali banke në vendin fqinj. Mata së bashku me shokun e tij Mikel Brahimaj akuzohen se në vitin 2017 vranë avokatin e njohur grek Mihalis Zafiropulos në Athinë. Por, shënjestra e atentatit të sotëm pas një grabitje la një shënim për policët grekë ku shkruhej se “Unë vjedh, por nuk jam vrasës”.

Eno Matës në fund të letrës kishte lënë shënimin “Maradona – këmbëshpejti”. Ai njihej me këtë pseudonim, pasi është rritur në Arkadia në Greqi dhe ka luajtur futboll me ekipin e qytetit ku shokët e tij e thërrisnin “Maradona shqiptar” për shkak të aftësive të tij në futboll. E ndërsa ishte në kërkim nga policia ai ishte arratisur nga Greqia dhe fshihej në Shqipëri ku ra pre e atentatit, por mbeti i plagosur rëndë. Dyshimet e para janë se atentati mund të jetë porosi nga Greqia

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 27/05/2019 16:13

    Te jesh njecik hajdut e ka Kanuni i Laberise.

    Përgjigju
  • Papaqja: 27/05/2019 10:23

    Hajduti te vret, dihet boterisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja