Pas sjelljeve jo të mira të Rei Manajt në klubin e Peskarës, tranjeri Massimo Oddo ka vendosur ta pezullojë atë deri në një afat të pa caktuar.

Sulmuesi shqiptar ka patur një debat me tranjerin italian për shkaqe mos aktvizimi çka e kanë bërë të jetë jashtë listës së të grumbulluarve për ndeshjet e rradhës.

Sipas Massimo Oddos, Manaj nuk është pjesë e listës për shkaqe disiplinore dhe nuk të bëjë farë me cështje meritash. Ndërkohë në një intervistë të bërë sot për mediat italiane u shpreh: “Manaj nuk është as Toti e as Kanavaro.

Ai është 19 vjeç, duhet të kuptojë gabimet që bën dhe duhet të kthehet në rrugën e duhur. Preferoj më mirë të aktivizoj një lojtar që vjen nga akademia dhe silllet mirë  sesa dikë që nuk i zbaton rregullat në grup”.

Mungesa e rezultateve dhe dëmtimet e shumta në kampin e Peskarës kanë bërë që tensioni të rritet por menaxheri i lojtarit deklaroi se janë situata të cilat nuk po ndodhin për herë të parë ndaj gjithçka do të kalojë me mirkuptim mes palëve.

Redaksia Online
K.M/ Shqiptarja.com