Një dokumentar i quajtur OAPs me emrin “Sjellje të këqija” po grumbullon pamje nga festat e pensionistëve.

Bëhet fjalë për një klab ku pensionistët e gdhijnë dhe lënë trashëgimitë e fëmijëve të tyre duke pirë pije të lira.

Ky klab gjendet në Spanjë dhe quhet “ Dhoma e pritjes së Perëndisë” dhe po vizitohet çdo vit e më shumë nga vizitorë nga të gjitha anët e botës.

te moshuarit

Administratorët shprehen se të moshuarit humbin fuqitë sapo kthejnë disa gota.

Motoja e këtyre të moshuarve që festojnë si adoleshentë është “Pi deri sa të biesh”.

Madje një i moshuar kishte vdekur pasi kishte bërë Hokey Cokey.

Fëmijët e tyre shprehen se prindërit e tyre kthehen shumë ndryshe kur ikin në Tenerife.

Ata i rikthehen fëmijërisë së tyre, bëhen si adoleshentë.

Madje ata shihen në foto duke bërë edhe striptizëm në lojëra argëtuese.

Disa nga thëniet e tyre janë, “Mos shko në shtëpi por merr një gotë me verë, është më e këndshme”.

“Në shtëpi ne nuk kemi kurrë alkool, e çfarëdolloji qoftë. Vitet tona të arta janë tani”.

“Ju që ktheheni në Britani nuk mund ta jetoni jetën si ne këtu. Këtu është qielli blu kur i hap sytë në mëngjes”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)