'S'jemi në presion', Pioli mbron Milanin! Hernandez i prerë: Rezultati pengu i madh i ndeshjes

Për të dytën javë rradhazi në Seria A Milan ka dështuar të fitojë, duke humbur terren në luftën për titull. ‘Djalli’ barazoi pa gola kundër Torinos dhe tani e sheh veten si kryesues me 2 pikë më shumë se Interi, por zikaltërit kanë një ndeshje më pak. Meritë për dy pikët e humbura të Milanit ka padiskutim portieri shqiptar i Torinos Etrit Berisha, i cili është vlerësuar me notën e lartë 7.5 pas ndeshjes.

Zhgënjimi dukej qartë te Milan, me trajnerin Pioli i cili ka thënë se ‘po gabojmë prej 2-3 javësh’, por ka mohuar që skuadra të jetë nën presion. Sakaq mbrojtësi Hernandez ka qenë më i prerë, pasi francezi tha se ‘rezultati është pengu i madh i kësaj ndeshje’, ndërsa u kujdes të theksonte se ‘kundërshtarët po japin maksimumin ndaj Milanit’.

Ndërkohë në La Liga Barcelona siguroi tre pikët në ekstrem të lojës kundër Levantes. Goli i sulmuesit Luk de Jong në shtesë i dha fitoren 3-2 katalanasve, të cilët jo vetëm që u rikthyen në vendin e dytë, por edhe mbajnë matematikisht gjallë shpresat për titull.

Në Premier League superpërballja e titullit mes Manchester City-t dhe Liverpool përfundoi pa fitues me shifrat 2-2. ‘Qytetarët’ e Guardiolës kaluan dy herë në avantazh, por Liverpool ia arriti të baraspeshonte. Ky rezultat e mban City-n në vendin e parë me 1 pikë më shumë kur kanë mbetur edhe 7 javë kampionat.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e Torinos, italiani numri 1 në botë

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e Torinos, italiani numri 1 në botë