TIRANË- Ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli është shprehur se është shumë e indinjuar me heshtjen e shtetit përballë krizës së refugjatëve.

Teksa përditë kapen emigrantë të paligjshëm që përdorin Shqipërinë si vend tranzit, askush nuk ka asnjë reagim, edhe pse një gjë të tillë e kanë përjetuar vetë shqiptarët. Për Topallin, shteti shqiptar duhet t'ua lehtësojë dramën atyre.

“Nuk dua as para as ushqim. Vajza nga Afganistani shperthen ne lot pasi kapet nga policia shqiptare. Nuk jemi terroriste!”

Dikur ishim ne shqiptaret... me sa duket ne harrojmë shpejt. Ata duhen ndihmuar, se fëmijët janë të pafajshëm. Janë dëshmitare të një tragjedie të paparë! Shteti shqiptar mund t'ia lehtësojë dramën...Po si nuk flet asnjë as për këtë krize të refugjateve..?!!!!", shkruan Topalli, reagim i cili vjen pas kapjes së 6 emigrantëve në Pogradec, 3 prej tyre fëmijët, ku një nga vajzat tha "Nuk dua as para as ushqim, nuk jemi terroristë".