Skënder Sallaku në një libër
bashkëshortja promovon librin 

Skënder Sallaku në një libër<br />bashkëshortja promovon librin 
Jeta e humoristit të shquar të Skënder Sallaku do të zbulohet në një libër. Është bashkëshortja e tij që ka bërë një libër monografik për të. Libri monografik “Skënder Sallaku" me autore, Vitore Sallaku promovohet ditën e hënë në orën 17:00, tek Bar Piaca (Mbrapa Muzeut Kombëtar).

 Ja çshkruan në parathënien artisti i njohur Bujar KAPEXHIU që ka qenë regjisor i disa premiera të artstit të madh Skënder Sallaku.
“Nuk e besoj se Skënder Sallaku është larguar nga kjo jetë” shkruan ndër të tjera ai duke theksuar se :

Jeta e Sallakut ishte e mbushur me batuta gazmore, të papritura skenike, spektakle, turne, situata komike, përplasje ideore, keqkuptime.
Për asnjë çast, edhe tani që po shkruaj këto radhë, nuk kam besuar se Skënder Sallaku është larguar nga kjo jetë. Nuk kam besuar që nga ne është larguar e qeshura, humori, barsoletat, gallata. E kujtojmë çdo ditë dhe qeshim...

Ndoshta sepse në tavolinën time të punës ndodhet portreti i tij, që me shikimin drejt në sy dhe me buzëqeshjen karakteristike duket sikur më thotë: “a të them një të fundit?” Sikur dëgjoj fjalët plot humor dhe pas tyre të qeshurën e tij të fortë, me sa duket, sipas këshillës së disa specialistëve të humorit, që rekomandojnë të qeshurën e vetë treguesit që të mund të infektojë edhe dëgjuesit... “Sa shumë kemi qeshur!”

Duke lexuar këto faqe me ngjarje dhe histori të Skënder Sallakut, të shkruara me aq dashuri e saktësi nga Vitorja, unë vazhdoj të qesh me to. Është jeta e një njeriut të veçantë, që Zoti, si rrallëkujt, i dhuroi një dhunti të çmuar: humorin, dëshirën e pasionin që në çdo moment, në çdo vend, në çdo rrethanë t'u japë njerëzve buzëqeshje, të qeshurën, gëzimin.

Këtë mision ai e kreu me aq devotshmëri, përherë i gatshëm, i papërtuar, entuziast.
 
"Buzëqeshja është rruga më e shkurtër midis dy njerëzve", e kam thënë këtë herë pas here, sepse e besoj, dhe sepse kam parë përherë te Skënderi që me njerëzit ai nuk kishte rrugë, nuk kishte distancë, qëndronte gjithnjë pranë tyre, duke mos e kursyer buzëqeshjen, mirësinë, gazin dhe harmoninë, por duke i dhuruar këto me shumë përzemërsi.
 
Sa herë që Skënder Sallaku tregonte diçka gazmore, po aq herë ai qeshte me gjithë shpirt dhe e qeshura e tij shpërthente akoma më shumë kur bashkëbiseduesit ia shkrepnin gazit.

skender sallaku

skender sallaku
 
Redaksia online
(A.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot