DOSJA
Në bazë të dosjes që posedon Skënder Tufa për kohën e monizmit, ai rezulton të jetë dënuar me 18 vite burg për krijim organizate terroriste, 5 vite heqje të drejtës së votës dhe 5 vite të tjera internim. Sipas një dëshmie që daton në qershor të vitit 1981, tregohen qartazi arsyet e dënimit dhe vendi ku do të kryejë dënimin Skënder Tufa. "Skënder Tufa, i biri i Bedriut dhe Sadetes, lindur më 19 maj 1961 në Tiranë, me vendim numër 233 të datës 18.06.1981 të Gjykatës së Tiranës është dënuar për "krijimin e një organizate kundërrevolucionare" dhe në bazë të nenit 57 të Kodit Penal është dënuar me 15 vjet heqje lirije si dhe me heqjen e të drejtave elektorale dhe me internim për pesë vjet. Sipas nenit 55/1 të K.P dënohet me 7(shtatë) vjet heqje lirije. Përfundimisht dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet heqje lirije dhe me heqjen e të drejtave elektorale për pesë vjet kohë dhe internim me pesë vjet kohë"- shkruhet në dëshmi. Dëshmi kjo e lëshuar nga ministria e Drejtësisë në nëntor të vitit 1993, e cila tregon arsyen se përse është dënuar Skënder Tufa në vitin 1981 dhe me sa vite është dënuar ai. Siç duket qartë edhe nga kjo dëshmi, që mban numrin e protokollit 9246, Skënder Tufa ka qenë vetëm 20 vjeç kur u dënua me 18 vite burg dhe 5 vite internim për krijimin e një organizate kundër revolucionare. Tufa shprehet se në kushtet e grevës së urisë, ai e ka të pamundur të na tregojë dosjen e plotë, një kopje të së cilës e ka Akuza e Berishës Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur grevën kryekëput politike dhe ka deklaruar se zëdhënësi i saj, Skënder Tufa për vite më radhë, në mes të Tiranës, kishte një bordello në të cilën shfrytëzonte gra e vajza barbarisht dorëzuar pranë ministrisë së Drejtësisë për dëmshpërblimin dhe një kopje e ka në shtëpi. "Në këto momente unë e kam të pamundur t'ju sjell dosjen e plotë, pasi nuk kam lëvizur fare nga greva. Por kryeministri e ka fare kollaj ta gjejë dhe ta lexojë se përse unë jam dënuar", - na ka shpjeguar Tufa. Gjithashtu Tufa nuk lë pa përmendur se nuk është e drejtë që Gjergj Ndreca e Lirak Bejko së bashku me të, të etiketohen delenxhinj, trafikant femrash apo bixhozxhinj pasi ata kanë bërë veprime që i ka nderuar bota. Sipas tij Gjergj Ndreca nuk ka dosje dhe atë fabrikë që e bleu e mori me punën që ka bërë për vite me radhë në Greqi.
STRASBURGU
Sa i përket akuzës së bërë në vitin 2005 për organizim prostitucioni, Skënder Tufa, shprehet për "Shqiptarja.com" se ai ka bërë tashmë një ankesë padi në gjykatën e Strasburgut për këtë çështje dhe ka menduar që të bëjë kërkesë për rishikimin e dosjes, nëpërmjet një grupi juristësh, të cilët të mund të japin edhe një rivlerësim për çështjen e tij. "Në tetor të vitit 2009 unë këtë dosje e kam çuar në Strasburg dhe do të kërkoj një grup juristësh për të vlerësuar edhe një herë dosjen time. Ajo, në mungesë provash mbeti në tentativë dhe jo që unë të akuzohem për prostitucion. U arrit në përfundimin që akuza është politike" - shprehet më tej Skënder Tufa. Sipas tij, ai do të kërkojë dëmshpërblim nga shteti shqiptar, pasi është akuzuar pa të drejtë për këtë çështje.
Marrë nga Shqiptarja.com, ditën e djeshme datë 18 tetor
(ad.ti/shqiptarja.com)