Skënderbeu barazon në
Kukës, fitojnë Laçi dhe Teuta

Skënderbeu barazon në<br />Kukës, fitojnë Laçi dhe Teuta<br>
U luajtën tri ndeshjet e para të javës së 22-të të Superiores. Në një mot me borë, në temperatura të ulëta, sidomos në “Zeqir Ymeri”, futbollistët kanë treguar përkushtim dhe shpirt gare. Kukësi kampion në fuqi ka pritur kryesuesit e Superiores, Skënderbeun dhe ndeshja ka përfunduar në barazim 2-2.

Zhbllokimi i shifrave në minutën e 20-të, u ka dhënë zemër vendësve, të cilët kanë qenë më dominues në lojë ndaj korçarëve. Këta të fundit janë munduar me goditje nga distanca, por janë ndëshkuar për herë të dytë, në minutën e fundit të gjysmës së parë të ndeshjes, duke pësuar një tronditje të konsiderueshme psikologjike.

45 minutat e dyta janë luajtur në një terren të zbardhur tërësisht, ku edhe vijat e bardha të fushës nuk dukeshin. Në minutën e 61-të është Soue, që shënon për miqtë dhe hap rezultatin e ndeshjes. Është Soue që përfiton sërish në minutën e 69-të dhe barazon shifrat. Kukësi tronditet, sepse nuk e kishte menduar një përmbysje të tillë.

%u200BKukës
Ndeshja Kukesi-Skenderbeu nen reshjet e debores

KUKËSI – SKËNDERBEU           2-2

Kale 20′, Shkodra 45′ / Soue 62′, 69′

KUKËSI: Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Bakaj, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Kale, Guri. Trajner: Peter Pacult

SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Dita, Aliti, Mici, Muzaka, Nimaga, Vila (Osmani 64′), Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Kartonë të verdhë: Shameti 74′ / Osmani 65′, Nimaga 90′

Gjyqtar: Klajdi Kola

Ëndrra e Kamzës për t’u afruar me vendet e kreut ka marrë një goditje të fortë sot, me humbjen 1-2 pësuar në shtëpi nga Teuta. Këtë sezon Teuta e kishte eliminuar Kamzën nga kupa, por kishte marrë vetëm një pikë në dy përballje kampionati, ndërkohë që me krizën që po përjeton, dukej e vështirë që të fitonte sot. Megjithatë, durrsakët janë mjaft të zotë dy raste, dy gola, nga një për çdo pjesë.

KAMZA – TEUTA                    1-2

Raçiç 92’ / Beqja 15′, Latif 78′

KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Çukoviç, Kuqi (Ymeri 73′), Zguro (Fili 46′), Idrizaj (Rezi 46′), Imeri, Ymeri, Fukui, Plaku, Racic. Trajner: Ramadan Ndreu

TEUTA: Moçka, Gjorgievski, Shkalla, A.Bilali, Hakaj, Beqja, Hila, Alhasan (D.Bilali 61′), Çyrbja, Lajthia (Dediç 70′), Latif (Vila 88′). Trajner: G.Begeja

Kartonë të verdhë: Raçiç 40′, Ymeri 78′ / Alhasan 28′, Gjorgievski 69′

Gjyqtar: Kridens Meta

Një gol, mes polemikash, nga Uzuni, ka mjaftuar që Laçi të mundë 1-0 Vllazninë, në një ndeshje që ka konfirmuar se Laçi është makthi i Vllaznisë. Europa është gjithnjë e më shumë një synim për Laçin, ndërsa Vllaznia sheh të afrohet Teuta, me mbijetesën në fije të perit.

LAÇI – VLLAZNIA                 1-0

Uzuni 44′

LAÇI: Selmani, Fangaj, Lulaj, Qaqi, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Bardhi (Shtubina 52′), Nika, Rexhinaldo, Uzuni. Trajner: Gentjan Mezani

VLLAZNIA: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Orelesi, Lika, Vucaj, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Lushkja 22′ / Malota 44′

Gjyqtar: Olsi Sokoli

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron