Skënderbeu dhe Kukësi e nisin
me këmbën e mbarë Superioren

Skënderbeu dhe Kukësi e nisin<br />me këmbën e mbarë Superioren
Skënderbeu dhe Kukësi e kanë nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri të Superligës.
 
Korçarët fituan ndeshjen më të fortë të së shtunës ndaj Flamurtarit me shifrat 2-0 duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.
 
Skuadra e trajnerit Daja formën e mirë të shfaqur në Europë e vijon edhe në kampionat duke dominuar vlonjatët.
 
Në Korçë ndeshja zhbllokohet shumë shpejt. Sulmuesi Ali Soue fiton një penallti që në minutën e parë të cilën e kthen në gol mjaft mirë mesfushori Sabien Lilaj.
 
Rezultatin e dyfishon në pjesën e dytë Gjergji Muzaka që tund rrjetën tre minuta pasi ishte futur në fushë.
 
Në Durrës është zhvilluar një ndeshje emocionuese mes Teutës dhe Luftëtarit ku “djemtë e detit” fituan 2-1.
 
Të dielën luhen dy sfidat e fundit të javës së parë Lushnja-Vllaznia dhe Partizani-Laçi.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara