Të njohur për trazirat që kanë shkaktuar jo vetëm në Kroaci, por edhe në disa vende në Europë, nesër ata do të jenë në Elbasan.
Para dy vitesh huliganët kroatë nuk u lejuan që të jenë në Shqipëri në ndeshjen përballë Skënderbeut, pasi policia shqiptare u trembej trazirave të mundshme.
Ndërsa nesër “Bad Blue Boys” do të jenë të pranishëm për të mbështetur ekipin e tyre në një sfidë shumë të vështirë përballë shqiptarëve që janë shumë pranë kualifikimit.
Ndeshja e parë përfundoi 1-1 në Kroaci, ndërsa Skënderbeu është shumë pranë kualifikimit.
dy.b/shqiptarja.com
