Skënderbeu e mbyll me humbje
në Europë, dy 'dhurata' rusëve

Skënderbeu e mbyll me humbje<br />në Europë, dy 'dhurata' rusëve
Skënderbeu e mbyll me humbje aventurën në Europë, por me dinjitet, pasi arriti aty ku më parë asnjë ekip shqiptar nuk e kishte menduar. Faza e grupeve të Europa League ishte maksimumi për kampionët e Shqipërisë.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Elbasan Arena përballë rusëve të Lokomotivës së Moskës, Skënderbeu humbi 0-3 duke e mbyllur në vendin e fundit në grup me 3 pikë. Fitorja e vetme e Skënderbeut ishte përballë portugezëve të Sportingut të Lisbonës.

Tashmë Skënderbeu, pasi mbushi xhepat nga pjesëmarrja në Europë duhet të mendojë për kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë, pasi objektivat i arriti me sukses për këtë edicion.

Kronika
Edhe pse çmimet e biletave ishin shumë të lira për të motivuar pjesëmarrjen, në stadium për të ndjekur ndeshjen e fundit në Europë të korçareve ishte një numër shumë i vogël tifozësh të ardhur nga Korça.

Sfida në një stadium bosh nuk i shkonte paraqitjes së shqiptarëve, që bashkë me kombëtaren këtë vit shkruan historinë e futbollit shqiptar.

Megjithatë vendasit e drejtuar nga Mirel Josa e nisën mirë ndeshjen duke kërkuar golin, por fatkeqësisht pësojnë në minutën e 18’ me Tarasov, që depërton bukur në zonë pas një pasimi nga e majta duke mposhtur Shehin dhe ndalur topin në rrjetë.

Skënderbeu tenton që të përgjigjet me disa raste për shënim me Salihin dhe Berishën me depërtimet e shpejta nga krahët, por pjesa e parë mbyllet me fitoren e rusëve. Në pjesën e dytë Skënderbeu nuk ndali aksionet, por nuk ia arriti qëllimit.

Atëherë kur dy ekipet po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, miqtë nga Rusia shënojnë dy gola të shpejtë. Golin e dytë për Lokomotivën e Moskës e shënoi Baye Oumar Niasse 2 minuta nga koha e rregullt pas një gabimi mes Jashanicës dhe Shehit. Ndërsa në aksionin e radhës pas golit në të 90’, Skënderbeu pësoi edhe golin e tretë nga Lokomotiva me autor, Aleksandr Samedov.

Deklaratat
Pas ndeshjes trajneri i Skënderbeut Mirel Josa u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij duke pasur parasysh kundërshtarin. “Ishim përgatitur për një rezultat pozitiv, por nuk kishim fat.

Krijuam raste dhe volum loje, por nuk ishim të saktë në finalizim. Megjithatë jam i kënaqur për edicionin që zhvilluam në Europë”tha ai. Ndërsa trajneri rus, trajneri i Lokomotivës së Moskës, Igor Sherevshenko shprehet se “fitorja ishte e vështirë, por siguruam kualifikimin, prandaj jam i kënaqur”.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën