Skënderbeu fiton Superkupën e
Shqipërisë, mposht 1-0 Flamurtarin

Skënderbeu fiton Superkupën e<br />Shqipërisë, mposht 1-0 Flamurtarin
TIRANE- Kampionja në fuqi e Superligës Shqiptare, Skënderbeu ka siguruar trofeun e parë sezonal në këtë vit të ri futbollistik, falë fitores së ngushtë 1 me 0 ndaj Flamurtarit, në Superkupën e Shqipërisë.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ishte e ekuilibruar nga të dyja skuadrat, me pjesën e parë të mbyllur me rrjeta të paprekura.

Me rifillimin e pjesës së dytë, ishte një gol në minutën e 53 i Nimagas, që i dha fitoren përfundimtare “Ujqërve të Dëborës” duke u dhënë kështu edhe trofeun e parë sezonal.

Kjo është trofeu i parë sezonal për Skënderbeun dhe i dyti radhazi. Kjo ndeshje shënon edhe startin e sezonit të ri futbollistik shqiptar. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale