Skënderbeu ka humbur miqësoren që zhvilloi në Austri përballë klubit të njohur ukrainas, Shakhtar Donetsk me rezultatin 2-0. Golat për ukrainasit u shënuan nga Dentinho dhe Marlos duke treguar një formë më të mirë se kampionët e Shqipërisë.

Shakhtar Donetsk është një nga ekipet pretendente për fazën e grupeve në Champions League, teksa edicionet e fundit ka zhvilluar një paraqitje shumë të mirë edhe përballë ekipeve të mëdha. Ndërsa Skënderbeu do të vazhdojë deri javën tjetër përgatitjet në pritje të ndeshjes së parë më 14 soe 15 Korrik.

Shakhtar Donetsk
d.b/shqiptarja.com