Skënderbeu humbet, dëmtohet
Shkëmbi, rrezikon Championsin

Skënderbeu humbet, dëmtohet<br />Shkëmbi, rrezikon Championsin
Skënderbeu ka pësuar një tjetër humbje në miqësore në fazën përgatitore që po zhvillon në Austri. Humbjen e radhës kampionët e Shqipërisë e kanë pësuar përballë ekipit të Lask Linz me rezultatin 0-1.

Për shumë se rezultati, sfida ka lënë shije të hidhur për ekipin e Skënderbeut për faktin se kapitni Bledi Shkëmbi është dëmtuar në pjesën e parë duke u detyruar që të largohet nga fusha para kohe. Kapiteni ka marrë një goditje të rëndë në kavilje.

Mesfushori është vendosur në trajtimin e stafit mjekësor të klubit dhe nga të dhënat e para rrezikohet pjesëmarrja në ndeshjen e parë që është në mesin e muajit korrik për Champion League.

Faqja zyrtare e klubit kampion në Shqipëri njofton se “Menjëherë pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes Skënderbeu- Lask Linz kapiteni Bledi Shkëmbi ka kryer rezonancën. Kapiteni ka pësuar një ndrydhje të fortë të ligamenteve të kaviljes me tërheqje.

Kohëzgjatja e rikuperimit varion nga 2 deri në 3 javë. Të shpresojmë që rikuperimi do ecë mirë dhe kapitenin ta kemi në fushën e lojës ndeshjen e parë të Champions League”.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sot Kupa e Shqipërisë me ndeshje teke, mësoni 16 përballjet

Sot Kupa e Shqipërisë me ndeshje teke, mësoni 16 përballjet