Skënderbeu i pandalshëm, sinjal
turqve të Beshiktashit nga Puka

Skënderbeu i pandalshëm, sinjal<br />turqve të Beshiktashit nga Puka
Skënderbeu vazhdon me hap kampioni, 3 fitore në 3 ndeshje dhe kryesim i merituar i kampionatit, pavarësisht verës së ngjeshur që kishte në Europë.
 
Korçarët fituan me lehtësi ndaj Tërbunit në Pukë me rezultatin 2-0 me dy golat e sulmuesit Piter Olainka.
 
Sulmuesi bëri një rikthim të fuqishëm me Skënderbeun dhe mund të kishte shënuar më shumë, por portieri vendas shpëtoi Tërbunin disa herë nga gola të sigurtë.
 
Tashmë korçaret e drejtuar nga Josa presin të qetë ndeshjen e parë në grupet e Europa League përballë Besiktashit më 17 shtator.
 
Në Pukë për të ndjekur ndeshjen e Skënderbeut ishin të pranishëm edhe pëfaqësues të ekipit të Beshiktashit.
 
Pas ndeshjes tekniku Josa u shpreh i kënaqur me rezultatin e ndeshjes ndaj Tërbunit dhe paraqitjen në tërësi këtë fillim edicioni.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim