Skënderbeu kampion,Takaj e Josa
rrefejnë emocionet në Report TV

Skënderbeu kampion,Takaj e Josa<br />rrefejnë emocionet në Report TV
Skënderbeu e bën diktaturë duke siguruar titullin e 6-të kampion radhazi në Kategorinë Superiore një rekord më vete. Për Partizanin titulli mbeti edhe këtë sezon një ëndërr. -Menjëherë pas ndeshjes presidenti Ardian Takaj dhe trajneri Mirel Josa rrefejnë emocionet e titullit si dhe opinionet e tyre në një prononcim për Report TV

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, u shpreh i entuziazmuar kur tha se ky është titulli më i veshtire e ndoshta me i bukur dhe theksoi se grupet e Europa League të arritshme ndërkohë që Championsi mbetet ëndërr

Takaj tha se premio për lojtarët e Skënderbeut do të jetë 100 mijë euro, çmim ky i caktuar që në fillim të sezonit.

“Këto janë ndeshje me presion të madh, vit i lodhshëm i vështirë. Eksperienca e Skënderbeut bëri që ne ta fitojmë edhe këtë herë. Kjo është premio e Skënderbeut që e fitoi, premio është 100 mijë euro që në fillim të sezonit që do ishte kjo.

Nesër në orën 20:00 do të jepet kupa dhe do të bëhet festa në Korçë, tha Taka, duke theksuar se Europa League e Champions është synimi i Skënderbeut në fazat në vijim.

Në fund ai bëri edhe një batutë duke ju përgjigjur presidentit të FSHF-së Armando Dukës i cili do të dëshironte Partizanin kampion.

“Duka parashikues i keq, do ti duhet të vijë në Korçë”- tha Takaj me humor 

Trajneri Josa theksoi se titullin i'a dedikon babit të tij që u nda nga jeta pak kohë më parë. Mirel Josa tha se në fillim i druhej ndeshjes së sotme ndërkohë që theksoi se Skënderbeu ka udhëhequr që në dhjetor dhe nuk kishte dyshim për fitoren pasi ne jemi më të mirët


(Josa, lidhje telefonike në Report TV)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!