Skënderbeu luan sot kualifikimin,
185 policë në gatishmëri në Elbasan

Skënderbeu luan sot kualifikimin,<br />185 policë në gatishmëri në Elbasan
ELBASAN-Sonte në orën 20:00 do të zhvillohet ndeshja e Europa League mes Skënderbeut dhe Mlada Boleslav. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 2-1 për çekët, ndërsa Skënderbeut i duhet një fitore 1-0 për të kaluar në “Play-Off”.
 
Policia ka angazhuar për ndeshjen e sotme 185  punonjës  policie, ndërsa paralajmërohen tifozët që të mos kenë me vete sende të forta.
 
Stadiumi sonte pritet që të jetë i tejmbushur në ndihmë të ekipit, ndërsa trajneri dhe ekipi shprehen optimistë për kualifikimin.
 
MASAT E POLICISE
Masat e marra nga Policia e  Elbasanit për zhvillimin normal të ndeshjes  ndërkombëtare  të  futbollit  ndërmjet  ekipeve përfaqësuese "Skënderbeu" Shqipëri  dhe "Mlada Boleslav" Çeki.
Drejtoria Vendore   e  Policisë  Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes  ndërkombëtare  të  futbollit  ndërmjet  ekipeve përfaqësuese "Skënderbeu " – "Mlada Boleslav" e cila do të  zhvillohet  më  datë 03.08.2017,  në  orën  20:00 në  Stadiumin  Elbasan  Arena.
Sa me sipër ,  ju  bëjmë  me  dije  se:
1.  Nuk do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit
2.  Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga kryqëzimi i Romëve deri tek Kryqezimi i Tapeteve.
3. Nuk do të lejohet  parkimi dhe qarkullimi I mjeteve në segmentin  rrugor nga "Kryqëzimi  i rrugës së Tapetave" deri tek Ish Konservimi  pasi kjo rrugë  do të shërbejë  edhe për raste  emergjente.
Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugën “Nga Rrethrrotullimi i luleve”- Posta –Bashkia - Stadium e kthim.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen  185  punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan, Komisaraitet,  Stacionet Policore vartëse të saj dhe FNSH-ja.
Do të planifikohen shërbime shtetsë në qytet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë qytetin e Elbasanit.
Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet  të  mos kenë  me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të  çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha  apo  metale  (të  çfarëdolloji)
e) çelësa  të  ndryshëm
Në të  kundert  NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.
Në të gjitha pikat hyrëse të stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit pasi nuk do të lejohen të kenë sende të forta, mjete të rrezikshme dhe të palejueshme
Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen,    përreth  Stadiumit,  do   të  jenë  të  mbyllura.
Drejtoria Vendore e  Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë 3   Gusht  lëvizjen e tyre me automjet   brënda  qytetit  të  Elbasanit, ç’ka do të   sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!                  
 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...