Skënderbeu humbet në Europë, por në Shqipëri bën ligjin. Korçarët janë rikthyer te fitorja me Vllazninë pas humbjes me Partizanin e Beogradit në mesjavë.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja fitoi 2-0 përballë Vllaznisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 9 të Kategorisë Superiore.

Dy golat për ekipin e Skënderbeut u shënuan në pjesën e dytë nga Taku 57′ dhe Soue 85′. Me këtë fitore ata udhëheqin me 25 pikë në 9 ndeshje, ndërsa presin të qetë rezultatin e ndeshjes Kukësi-Flamurtari. 

dy.b/shqiptarja.com