Skënderbeu në grup ‘ferri’, Josa:
Rivalët ngrenë imazhin e Shqipërisë

Skënderbeu në grup ‘ferri’, Josa:<br />Rivalët ngrenë imazhin e Shqipërisë
Sportingu i Lisbonës, Beshiktashi dhe Lokomotiva e Moskës janë tre kundërshtarët e Skënderbeut në fazën e grupeve të Europa League. Ky ka qenë verdikti i shortit të hedhur në Monaco, ku shqiptarët janë pozicionuar në grupin ‘H’.
 
“Goglat” nuk u kanë sjellë shumë fat kampionëve të Shqipërisë, pasi do të ndeshen me tre ekipe mjaft të forta dhe me mjaft eksperiencë në arenën ndërkombëtare.
 
Sportingu i Lisbonës është i pranishëm cdo edicion në Kupat e Europës, teksa ka fituar Kupën e Kupave në sezonin 1963/64, si dhe humbi finalen e Kupës UEFA në sezonin 2004/2005. 

Drejtimin e ekipit këtë edicion e mori trajneri i njohur për sukseset në Europë, Zhorzh Zhezus.

Beshikatashi njihet për tifozerinë e zjarrtë, teksa ka në ekip lojtarë me emër si Kuareza dhe Mario Gomez.
 
Ndërsa Lokomotiva e Moskës është një tjetër kundërshtar që lufton për kreun e grupi H. Në kupat e Evropës Lokomotiv Moska ka krijuar një traditë të rëndësishme dhe në vitet 1998 e 1999 ka mbërritur dy herë në gjysmëfinalet e Kupës së Kupave.
 
Shortin e ka komentuar në një lidhje direkte për A1Report edhe trajneri i ekipit të Skënderbeut, Mirel Josa.
 
 Tekniku, teksa ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarët, largon presionin nga ekipi i tij duke deklaruar se Skënderbeu e ka arritur objektivin për këtë edicion, pasi arritja deri në fazën e grupeve është historike për një ekip shqiptar.

“Të gjithë kundërshtarët ishin të vështirë. Në këtë fazë nuk ka më ekipe të lehta.
 
Shorti na vendosi përballë me ekipe me emër në Europë, ndeshjet do t’i shikojmë me qetësi, por dua të them se Skënderbeu e ka arritur objektivin për këtë edicion në Europa, pasi pjesëmarrja deri në fazën e grupeve është historike për një ekip shqiptar.
 
Megjithatë dua të theksoj se kundërshtarët që do të kemi përballë do të ngrenë imazhin e Shqipërisë në Europë.
Përpara na pret një punë shumë e vështirë, pasi do të luajmë në tre kompeticione.
 
Objektivi i Skënderbeut tashmë është që të ruajë qetësinë, stabilitetin dhe të menaxhojë situatën, pasi luajmë në kampionat, kupë dhe Europa League” u shpreh tekniku për A1Report.

Skënderbeu është një nga 6 klubet debutuese në këtë fazë të Europa League, ku marrin pjesë 48 ekipe në total, 22 prej të cilave fituese të fazës “Play Off”, 10 vijnë nga Champion League dhe 16 të tjerat pjesëmarrëse të drejtpërdrejta.
 
Finalja e Europa League, më 18 maj, për herë të parë do të zhvillohet në Zvicër në stadiumin e Bazelit “St Jacobs Park”.


shorti



d.balla/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?