Skënderbeu feston titullin ndaj
Flamurtarit, vijon lufta për europën 

Skënderbeu feston titullin ndaj<br />Flamurtarit, vijon lufta për europën 
Nis sot në orën 19:30 festa e ekipit të Skënderbeut për titullin e 5 kampion të Shqipërisë, rekord absolut në futbollin shqiptar, jo vetëm në dekadën e fundit.

4 herë kampionët e Shqipërisë sot do të konfirmojnë titullin e 5 përballë një prej rivalëve historikë të viteve të fundit, Flamurtatit. Në Korçë janë përgatitur prej ditësh për festën e madhe duke e cilësuar si të kalueshëm Flamurtarin, që udhëton me shumë lojtarë të rinj në ndeshjen e sotme.

Drejtuesit e Skënderbeut kanë bërë gati bluzat me simbolin e titullit të 5 kampion.

Megjithatë trajneri Mirel Josa ka kërkuar nga lojtarët përqendrim duke vlerësuar kundërshtarin. Rivaliteti mes Skënderbeut dhe Flamurtarit në vitet e fundit ka qenë mjaft i ashpër, aq sa nuk kanë munguar edhe incidentet mes dy ekipeve dhe drejtuesve, por në fund kryebashkiaku Gjika, njëkohësisht edhe presidenti i ekipi kuqezi nuk arriti që të dërgonte titullin në Vlorë.
 
Ndërsa Skënderbeu këtë edicion synon me çdo kusht fazën e grupeve të Champions League, Flamurtari ishte pranë rënies nga kategoria. Ky edicion do të mbetet në memorien e sportdashësve në Vlorë edhe për akuzat për trukim, dënimin nga Komisioni i Etikës, por edhe deklaratat e presidentit Sinan Idrizi.

Europa League
Të dielën do të luhen ndeshjet e mbetura të javës së 35. E ndërsa çështja e titullit është e zgjidhur tashmë, vëmendja zhvendoset për një vend në Europë dhe mbijetesë. Në aksin Kukës-Tiranë luhet Europa.

Nënkampionët presin Tiranën, dy ekipet pas dështimit për titullin dhe Kupën po tentojnë të shmangin dështimin duke u kualifikuar në Europë. Kukësi ndodhet në vendin e dytë, Tirana e treta me një pikë diferencë. Nga përballja e tyre do të tentojë që të përfitojë edhe Partizani, që pret Vllazninë, e cila u ka marrë të kuqve 6 pikë.

Sfida shikohet e kalueshme për Partizanin, pasi Vllaznia është pa objektiva, ndërsa ‘demat e kuq’ e cilësojnë si një finale. Në prag të sfidës edhe trajneri Duro është i ndërgjegjshëm për rëndësinë e sfidës së nesërme.

“Kemi humbur 2 ndeshje me Vllazninë, të cilat kanë ndikuar në ecurinë e kampionatit. Është një skuadër që ka zhvilluar futboll të bukur, por në ndryshim nga ne nuk ka asnjë objektiv, dhe aktualisht nuk është në presion në ndryshim nga ne ku kjo ndeshje vulos Europën. Për këtë takim nuk do ketë mungesa, duke patur të gatshëm kontigjentin e plotë të lojtarëve. Objektivi Europë është arritje për Partizanin duke parë ecurinë e mirë gjatë gjithë kampionatit. Ardhjet në këtë sezon ishin të shumta. Jemi përforcuar me lojtarë cilësor dhe dëshira ime është që ky grup të qëndroj, por gjithçka është për t’u analizuar në fund të kampionatit. Nëse do kemi largime nga Partizani, ju siguroj që ato do jetë në klube jashtë vendit. Rrahmani është një lojtarë që ka treguar një formë shumë të mirë gjatë gjithë këtij kampionati dhe ka treguar një rritje profesionale, por gjithçka vendoset ditët në vazhdim. Momentalisht i gjithë grupi i lojtarëve është i përqendruar në takimin e së dielës ndaj Vllaznisë.”tha ai.

Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë