Skënderbeu ngre kupën në Korçë
Salihi shpallet kryegolashënues

Skënderbeu ngre kupën në Korçë<br />Salihi shpallet kryegolashënues
 Ashtu siç ishte premtuar, dita e sotme për korçarët u shndërrua në festë.  

Ceremonia festive u zhvillua në stadiumin "Skënderbeu" ku të pranishëm ishin personalitete të shquara nga bota e sportit, artit dhe politikës.

Ajo që spikati ishte mungesa e kreut të FSHF Armand Duka, i cili më herët ishte shprehur se  ekipi i Partizanit ishte më favorit për fitimin e trofeut. Ndryshe nga herët e tjera kupa iu dorëzua kapitenit Bledi Shkëmbi nga sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.
korce


Kapiteni Blendi Shkëmbi i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike në mënyrën më të mirë me 6 trofe të fituara.

Nga ana tjetër sulmuesi Hamdi Salihi fitoi ‘Këpucën e artë’ për 27 golat e shënuar në kampionat si dhe një çek prej 200 mijë lekë. 

Ceremonia festive nisi që në orët e pasdites në qytetin e Korçës. Ajo u zhvillua një ditë pas fitores së siguruar 2-0 me Flamurtarin në Vlorë.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!