Skënderbeu nis misionin
Champions, sytë nga Salihi

Skënderbeu nis misionin<br />Champions, sytë nga Salihi
Pas disa javësh përgatitje në Shqipëri dhe më së shumti në Austri, Skënderbeu nis sonte në orën 20:00 aventurën në Europë përballë irlandezo-veriorëve të Crusaders.
 
Ndeshja e parë e Champions League do të zhvillohet në Korçë dhe për fatin e mirë të kampionëve të Shqipërisë përballë një ekipi modest.
 
Shanset janë që Skënderbeu të kalojë turin, por trajneri Josa kërkon mobilizim dhe vlerësim maksimal për kundërshtarin, pasi është i fortë fizikisht.
 
Trajneri Josa pritet që të zbresë në fushë me skemën klasike 4-4-2. Lajmi më i mirë për Josën është rikuperimi i kapitenit Shkëmbi.
 
Në portë do të jetë i padiskutueshëm Shehu. Ndërsa përpara tij në mbrojtje do të rreshtohen Osmani, Radas, Vangjeli, Arapi.
 
Qendra e mesfushës do t’u besohet  Nimagës dhe Shkëmbit, ndërsa nga krahët për të furnizuar sulmin me topa do të jenë Berisha dhe Progni.
 
Në sulm do të jetë ai nga i cili pritet më shumë se cilido tjetër, Hamdi Salihi dhe bullgari Hristov.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh