Skënderbeu-Partizani luajnë fatet e
sezonit, sot vendoset titulli në Korçë

Skënderbeu-Partizani luajnë fatet e<br />sezonit, sot vendoset titulli në Korçë
I gjithë opinion sportiv shqiptar është sot me sytë nga Korça, aty ku orën 19.00, Skënderbeu e Partizani luajnë fatet e titullit të kampionatit.

Kur mbeten vetëm 2 ndeshje nga përfundimi i këtij kampionati korçarët me 5 pikë diferencë mund të mjëftohen edhe me vetëm një barazim për të festuar titullin e 6-të radhazi. Nga ana tjetër Partizani duhet medoemos që të fitojë këtë takim dhe pastaj të shpresojë që veç fitores së tij në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, Flamurtari të mundë Skënderbeun.

Në prag të kësaj sfide Skënderbeu ka vetëm mungesën e mbrojtësit kroat Rada, ndërsa Partizani nuk do të ketë Gomesin si dhe sulmuesin e larguar Raçiç. Të dyja skuadrat deklarojnë se janë në gjendje shumë të mirë dhe të dy trajnerët kërkojnë dhe besojnë tek fitorja
 
Josa: Fitore për titullin dhe për prestigj
Trajneri Mirel Josa kërkon që titullin ta sigurojë një javë para fundit në përballjen me rivalët e Partizanit. Trajneri kryeqytetas e di që nuk ka për të qenë e lehtë, ndërsa e nis konferencën e shtypit me vlerësimin për kundërshtarin.

”Është një ndeshje delikate, duhet të luajmë me të njëjtin përqëndrim pasi kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë , që na ka ndjekur përgjatë gjithë kampionatit”. Një apel i rëndësishëm nga Josa në dritën e ngjarjeve të fundit të dhunës në futbollit shqiptar. “Nesër do të bëhet normalisht një ndeshje shumë korrekte, pasi ato që kanë ndodhur na vënë para një përgjegjësie të veçantë”.

Për t’u rikthyer te ndeshja dhe titulli, Skënderbeu ka në dispozicion dy rezultate nga 3, por Josa kërkon fitoren dhe prestigjin. “Skuadra duhet të hyjë në fushë për të bërë rezultat dhe te rezultati nuk është vetëm barazimi por dhe fitorja. Kjo është një ndeshje që vlen edhe për prestigjin. Lojtarëve u kam thënë që pas ndeshjes me Teutën që të hyjnë të përqëndruar të kërkojmë fitoren dhe të bëjmë mënyrën tonë të lojës”.
 
Agostinelli e Sukaj: Fitojmë në Korçë
Pas disa rasteve të shpërdoruara, Partizani ka shansin e fundit që të mbetet në garën për titullin kampion. 90 minutat në Korçë, përballë rivalëve direkt të Skënderbeut janë vendimtare. Për një ndeshje ku presioni dhe pritshmëritë janë të mëdha, trajneri Andrea Agostinelli jep recetën për të synuar suksesin. “Duhet të jetë pak a shumë Partizani që kemi parë gjithmonë në fushë, me përjashtim të ndeshjes së fundit.

Ai Partizan që ka luajtur në çdo fushë me vendosmëri, me dëshirë dhe uri. Skënderbeu është një skuadër e madhe, nuk ka një pikë më të fort se të tjetrat. Pika e fortë e tyre mbetet kualiteti i futbollistëve. Është e vështirë të gjendet një pikë e dobët e tyre. i kam krahasuar gjithmonë me skuadrën tonë. Ata kanë një skuadër më teknike, ndërsa ekipi ynë ka më tepër karakter.”

Ndërsa sulmuesi Xhevahir Sukaj beson se edhe pas asaj ndeshje, asgjë nuk është e humbur. “Mendoj dhe shpresoj që nëse Partizani do të jetë në gjendjen si është paraqitur në tre ndeshjet e para, atëherë do të arrijmë të fitojmë. Skënderbeu është e vetmja skuadër që nuk i kam shënuar gjatë këtij sezoni. Shpresoj që ti shënoj këtë herë dhe me atë gol të arrijmë të fitojmë.”





Redaksia online
A.N shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!