Skënderbeu-Partizani në masa të 
rrepta, 300 policë dhe 100 specialë

Skënderbeu-Partizani në masa të <br />rrepta, 300 policë dhe 100 specialë<br>
Sot luhet një nga duelet më të forta të sezoneve të fundit të Kategorisë Superiore, ku Skënderbeu pret në Korçë ekipin e Partizanit. Sfida, që do të fillojë në orën 17:00, vlen më shumë për tifozët, por edhe për synimin e Partizanit, pasi Skënderbeu është i shkëputur në krye.

Klubi korçar i ka marrë të gjitha masat, teksa konfirmohet se do të jenë mbi 300 uniforma blu vetëm nga qarku i Korçës. Ndërkohë, pritet që nga kryeqyteti të mbërrijnë edhe të paktën 100 forca speciale. 

Kjo tregon masat e ashpra që po merren për këtë ndeshje. Duelet mes këtyre dy skuadrave në Korçë janë shoqëruar me përplasje mes dy tifozëve në vitet e fundit, ndaj organizatorët i kanë bërë parapritë situatës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron