Skënderbeu "shtyp" Flamurtarin
paqe mes Tiranës dhe Kukësit

Skënderbeu "shtyp" Flamurtarin<br />paqe mes Tiranës dhe Kukësit
Kampionët në fuqi të Skënderbeut kanë shënuar sot një fitore tenistike përballë vlonjatëve të Flamurtarit, duke triumfuar 5:1, 3 prej të cilëve u shënuan nga Salihi. Ekipi i Josës rikthehet te fitorja pas barazimit 1-1 në “Qemal Stafa”, Tiranë, ndaj Partizanit të vendit të dytë.
 
Takimi ka nisur menjëherë vrullshëm nga te dyja ekipet. Vendasit treguan se kishin më shumë dëshirë të fitonin këtë takim dhe gjejnë të parët golin. Është Marko Radas që nga një goditje këndi, godet në mënyrë perfekte duke mposhtur Ilion Likën dhe i jep avantazhin të tijve.
 
Festa e korçarëve nuk zgjat shumë pasi pak minuta më vonë, arbitri akordon një penallti të dyshimtë për Flamurtarin dhe Kushtrim Lushtaku barazon shifrat në 1-1. Pjesa e parë do të mbyllej me ketë rezultat.
 
Në pjesën e dytë, Skënderbeu hyn në fushë me një tjetër fytyrë dhe nis sulmet e njëpasnjëshme në drejtim të portës kundërshtare. Në minutën e 55-të është i zakonshmi Hamdi Salihi që pas një goditje nga këndi e dërgon topin në rrjetë duke rikthyer epërsinë për vendasit.
 
Me këtë gol nis edhe festa e korçarëve të pas këtij momenti do të ishin të papërmbajtshëm. Vetëm 4 minuta më vonë, akordohet penallti në favor të Skënderbeut dhe është sërish Salihi që e kthen në gol. Vlonjatët janë çorientuar totalisht dhe ekipi i Josës është zot në fushë. Në minutat e mbetura ka vend edhe për dy gola të tjerë ku Xhejms dhe sërish Salihi do të conin shifrat në 5-1. Mbyllet gjithçka me këtë rezultat dhe Skënderbeu merr një fitore të rëndësishme që i mundëson të ruajë distancën me +4 nga ndjekësit e Partizanit.
 
Me fitoren e arritur sot, Skënderbeu i Mirel Josës mban vendin e parë në klasifikim me 63 pikë, ndërsa Flamurtari vijon të mbetet në pozita kritike pas e sheh veten në vendin e tetë me 23 pikë, 2 më pak se Bylisi që ndodhet i parafundit.
 
Ndërkaq, Tirana dhe Kukësi e mbyllën në barazim sfidën e vlefshme për Javën e 27 të Kategorisë Superiore. Ndeshja e luajtur në “Selman Stërmasi” përfundoi me shifrat 1-1. Muzaka kaloi bardheblutë në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Flores barazoi për Kukësin në minutën e 53′ të pjesës së dytë.
 
Në 45′ e dyta, Kukësi rriti presionin e lojës duke gjetur edhe golin e avantazhit, por ekipi i Ilir Dajës ishte pozicionuar mirë në fushë duke mos lejuar shumë hapësira për skuadrën mike. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për bardheblutë. Goli i Muzakës në minutën e 18′ i dha avantazhin vendasve.
 
Në 45′ minutat e para Tirana u shfaq më kërkuese ndaj golit, ndërsa Kukësi rrezikoi në disa raste me kundërsulme, por pa konkretizuar para portës kundërshtare. Si Tirana ashtu edhe Kukësi janë në garë mes tyre për një vend në Europa League. Pas përfundimit të ndeshjes, pozicionet e tyre nuk ndryshojnë në tabelën e klasifikimit. Tirana mban vendin e 5 me 41 pikë, ndërsa Kukësi ruan vendin e 3 me 45 pikë.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)