Skënderbeu nuk ndalet në merkato. Pas afrimit të Vangjelit, Osmanit dhe Prognit ka firmosur edhe me brazilianin Markoni Ribeiro Souza.

Me këtë afrim kompletohet merkato e kampionëve të Shqipërisë për pjesëmarrjen në Champions, por edhe për edicionin e ri futbollistik.

Goditja e fundit, Markoni Ribeiro Souza te Skënderbeu do të luajë së bashku me vëllanë, Ademir Souz, pikërisht ky i fundit ka qenë dhe vendimtar në realizimin me sukses të operacionit të transferimit.

Markoni Ribeiro Souza luan si mesfushor shkatërrues dhe ka rënë dakord me Presidentin Ardian Take që të firmosë një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi nëse do të realizohen parashikimet.

Markoni Ribeiro 26 vjeç, sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës që militon në kategorinë e tretë të futbollit brazilian Serrano, kalimi te Skënderbeu do të jetë aventura e parë jashtë vendit.

Ndërkohë që Skënderbeu është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë në Champiosn League përballë bjellorusëve të BATE Borisov.



d.b/shqiptarja.com