Aksi nacional Berat-Skrapar, prej vitesh gjendet në mungesën e barrierave dhe sinjalistikave rrugore.  Ky aks rrugor përmban mbi 150 kthesa dhe është mjaft i frekuentuar nga vendas dhe turistë që tërhiqen për të parë bukuritë natyrore.

Drejtuesit e mjeteve shprehin shqetësimet e tyre…

“Ka nevojë për rregullim, duhet të merren masa normalisht. Barrierat janë por prapë ka nevojë

-Lëviz dy-tre herë në ditë, sa herë lëviz këtej I duhen 1 mijë euro shërbime makinës

-Rruga siç e shikoni është copë-copë, ka të paktën 15 vjet kështu, i lamë lekët nëpër servise.

Në disa segmente ka prezencë të shtuar gurësh që shpeshherë janë bërë burim për aksidente.

Rruga nacionale Berat-Skrapar me gjatësi 51.47 km prej më shumë se 15 vitesh nuk është rikonstrukstuar nga enti pronar,  Autoriteti Rrugor Shqiptar.