Deputeti Gjetan Gjetani u përjashtua pak ditë më parë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, pas një statusi në Facebook ku akuzonte policinë e Shtetit si të inkriminuar dhe të lidhur me krimin.

Rama e shkarkoi rrufeshëm deputetin Gjetani në Asamblenë e Partisë Socialiste, pasi sipas kryeministrit, Gjetani kishte bërë presion për të emëruar shefa policie në Kurbin.

Pak ditë pas përjashtimit, Gjetani duket se e ka marrë me sportivitet largimin.Në disa foto të shpërndara në Facebook nga fotografi Agim Rama, Gjetani shfaqet i shoqëruar nga deputetë socialistë.

Vetë fotografi e shoqëron postimin me dixhiturën:”Speciale, deputeti Gjetan Gjetani, s’ka bir nëne që më largon nga grupi parlamentar i PS-së”.

Mbetet për t’u parë  si do të vijojë marrëdhënia e Gjetanit me grupin e socialistëve.