Zyrtare/ Deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani përjashtohet nga Partia Socialiste

Zyrtare/ Deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani përjashtohet nga Partia Socialiste

Gjetan Gjetani dhe kryeministri Edi Rama

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është zyrtarizuar kërkesa e kryeministrit Rama për të përjashtuar nga partia deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani. Tre ditë më parë, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri e quajti reagim pocaqi, kërkesën e deputetit të Kurbinit për të shkarkuar drejtuesit e policisë së Laçit, pas dy ngjarjeve kriminale në Kurbin.

"Një deputet që nuk ka bërë punë tjetër veçse ka shantazhuar dhe kërkon ekskluzivitet të vërë shefa policie në Kurbin, bën deklaratë pocaqi kundër policisë në Kurbin ai nuk mund të jetë deputet i PS-së.

Kryeministri Edi Rama

Sipas të parit të qeverisë, Partia Socialiste nuk duhet të mbajë në gjirin e saj njerëz me sjellje të tillë, vetëm për numra.

Në djall vaftë pushteti ynë nëse duhet të durojmë të tilla sjellje vetëm për numra.

Kryeminsitri Edi Rama

Kujtojmë që deputeti i PS, Gjetan Gjetani përmes një statusi në Facebook-un e tij doli kundër policisë në Kurbin dhe paralajmëroi se nëse ky komisariat nuk pastrohet, ai do të ishte i pari që do dilte në protesta.

Në një reagim për Report TV, Gjetani Gjetani u shpreh se nuk ka shantazhuar askënd për drejtorin e policisë së Kurbinit, por i ka kërkuar ministrit Fatmir Xhafaj disa herë të ndërhyjë për të vendosur njerëz të aftë. Deputeti tashmë i pavarur thotë se nuk ka ndonjë plan të bashkohet me ndonjë parti opozitare. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • festim: 18/06/2020 13:31

    gjetan gjetani duhet nji viting ma i rrepet se sa gjyqtarve se ai qfar nuk i ka bamun popullit te kurbinit sa ishte ne hipoteke po lere se eshte deputeti ma legene qe ka njoftun partija socialiste hajdut me qizme

    Përgjigju
  • Elona: 10/09/2018 15:19

    Ti hiqet imuniteti dhe te ndiqet penalisht plehra se ju ka marre milionat kurbinasve kur punonte ne hipoteken e lacit dhe tani na ben si shejt. Edhe syzet i ka fallco sepse ska asnje problem me shikimin por i vendos per tu dukur njeri i mire dhe i ure dhe mbi te gjitha intelektual. Intelektual me universitet te blere. Njeri i shpifur, hajdut. Burg dhe sekuestrim pasurish meriton ky individ

    Përgjigju
  • lacjani: 10/09/2018 14:45

    Gjetan Gjetani duhet te hetohet urgjent per periudhen qe ka qene drejtor hipoteke ne qytettin e lacit ! Mua personalisht pershembull me ka marre 50 mije leke te reja per nje dokument qe e kisha kur dorezova dosjen dhe papritur kur shkova pas 2-3 ditesh nuk gjindej me. Flitet nga njerez qe e njohin nga afer qe dita e punes si drejtor hipoteke i shkonte rreth 50-100 mije (te reja) minimumi ! Ka blere 3 aparatmanete ne tirane per nje periudhe 6 mujore, me rroge drejtori nuk blihen ! Te hetohet urgjent se deshmitaret nuk mungojne.

    Përgjigju
  • Populli: 10/09/2018 10:56

    Sa me shume te perjashtoni aq me mire do jete do mesoni si Pasoku

    Përgjigju
    • Arjan: 10/09/2018 11:26

      Largoni plehrat se janë pocaqi.U ngopën e duan të vënë diktat mbi policinë.BRAVO EDI RAMA

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja