Studentët e Ekonomikut dhe të Shkencave Humane, në Universitetin e Vlorës nuk e kanë bojkotuar mësimin. Megjithatë, ata shprehen se e mbështesin protestën e bashkëmoshatarëve  të tyre në kryeqytet.

Sipas tyre, protesta është një mënyrë për të kërkuar përmirësimin e kushteve në universitete, por theksojnë se duhet të ketë një kauzë të qartë dhe konkrete. Kërkesat duhet të përqendrohen te cilësia e mësimdhënies, përmirësimi i kushteve në auditore dhe ulja e tarifave.

"Ne e mbështesim protestën. Duam kushte më të mira", shprehen studentët.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta/ Dhunë e përleshje me policinë te Ministria e Arsimit! Të maskuarit sulme me gurë e molotovë, kangjella e flakë në mes të rrugës, ka të shoqëruar! Përplasje me demokratët