E shtuna rezervoi vetëm një duel për Superligën shqiptare të futbollit. Laçi dhe Kukësi barazuan 1-1 për javën e 18-të në Superligës. Dueli ishte i luftuar dhe në të ashtëquajturin derbi i veriut nuk pati fitues, me dy skuadrat që ndanë nga një pikë.
Goli i parë u shënua nga "tuneli", me Kukësin që shënoi që në sekondat e para me Rivas. Një gabim në prapavijën e kurbinasve bëri që miqtë e Stavri Nicës të gjenin shumë shpëjtë epërsinë. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, teksa dueli pati raste edhe në pjesën e dytë.
Duhej minuta e 88-të që Sobouale të barazonte duelin, me skuadrat që ndanë nga një pikë. Laçi me 21 pikë mban vendin e shtatë, ndërsa Kukësi me 19 pikë vendin e tetë.
Nesër luhen dy ndeshjet e fundit për këtë vit në Superligën. Në 13:30 Egnatia luan me Tiranën, teksa në 17:00 Partizani pret Erzenin në "Air Albania".
Superliga, java 18-të:
E premte
Teuta 1-2 Dinamo
Vllaznia 5-0 Skënderbeu
E shtunë
Laçi 1-1 Kukësi
E dielë
13:30 Egnatia - Tirana
17:00 Partizani - Erzeni (Air Albania)
Renditja: