Ditë të errëta te Partizani. Tek të kuqtë janë kthyer iluzionet e rënies nga kategoria, pasi kanë pësuar një tjetër disfatë në Superligë edhe pse pritej kthesa e madhe. Në javën e 8 të Superligës Partizani u mposht 0-2 nga Skënderbeu, që koleksionoi fitoren e dytë radhazi pas nisjes së vështirë të kampionatit.

Në stadiumin e Vorës pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në të dytën Totre zhbllokoi shifrat. Partizani u hodh në sulm për të barazuar, por një goditje nga jashtë zone e Viktor Braga vulosi kapitullin e të kuqve.

Me këtë fitore Partizani mbetet në vendin e fundit me vetëm 4 pikë pas 8 ndeshjesh, ndërsa Skënderbeu shkoi në kuotën e 9 pikëve. Në ndeshjen tjetër të orës 13:30 Laçi fitoi 1-0 kundër Vorës. Golin e vetëm të sfidës e realizoi Kurti në pjesën e dytë, ndërsa me këtë fitore kurbinasit u ngjitën në kuotën e 10 pikëve.