Minutat e luajtura në Kupën e Italisë, por edhe ftesa nga kombëtarja e Shqipërisë, nuk i kanë sjellë fat dhe as nuk kanë ndikuar që Mario Mitaj të debutojë në Seria A. Mbrojtësi kuqezi edhe në ndeshjen kundër Parmës, e vlefshme për javën e 5-të në Serie A, nuk mori asnjë minutë, e humbur 1 - 2, ndërsa skuadra xhenoveze ‘zhytet’ në vendin e 19-të të renditjes.

Deri më tani transferimi te Genoa nuk ka rezultuar i suksesshëm për mbrojtësin 23-vjeçar.

E paqartë se përse trajneri Daniele De Rossi nuk e aktivizon Mitajn në kampionatit italian, ndryshe nga sa ka bërë në Kupë. Lojtari shqiptar kaloi nga Al-Ittihad te Genoa me ‘formulë’ huazimi, me të drejtë blerje në fund të sezonit 2026-2027.